Plot 8 ushqime që nëse konsumohen rregullisht, ndihmojnë sistemin imunitar të jetë gjithmonë energjik dhe të luftojë virozat e stinës:
Hudhra Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë hudhra çdo ditë, e kanë më të thjeshtë t’i përballojnë ndryshimet e stinëve dhe të ftohtin.
Ushqimet e pasura me zink Zinku është një mineral pa të cilin trupi juaj nuk mund të funksionojë normalisht ne sezonin e dimrit. Ushqimet e pasura me zink janë: guaskat e detit, vezët, mishi i kuq, fasulet dhe kungujt.
Supa e pulës Supa e kockave të pulës përmban kolagjen dhe ndihmon gjithashtu edhe me lëndë ushqyese dhe me aminoacide të cilat janë faktor në shmangien e sëmundjeve inflamatore.
Kosi Kosi është një produkt natyral i cili ndihmon në një shëndet më të mirë, gjumë më të qetë si dhe tretje më të shpejtë. Gjithashtu, është vënë re që kosi ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e zorrëve nga bakteret. Nëse nuk e pëlqeni kosin, provoni një produkt tjetër natyral që ka këto veçori, lakrën turshi.
Peshku Peshku i madh, siç është toni apo salmoni, përmbajnë shumë acide omega 3 dhe japin një kontribut shumë të madh në sistemin tuaj imunitar.
Shafrani i Indisë Ai është i pasur me antioksidantë dhe ka veti të mira antiinflamatore. Provojeni atë në qumësht, mish dhe në ushqime të tjera të shëndetshme.
Fruta dhe perime Vitaminat A, C dhe E ndihmojnë sistemin imunitar, dhe frutat janë burimi primar nga i cili mund t’i marrim. Vitamina C gjendet në qitro, portokalle apo domate. Perimet me gjethe të gjelbra dhe avokado janë burimi kryesor i vitaminës E.
Lëngjet Çaji i ngrohtë është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar në sezonin vjeshtë – dimër.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment