Linguine me karkaleca, pjata e preferuar e ditëve të nxehta!

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 250 gr karkaleca të pastruar
  • 1 thelp hudhër, të prerë në feta
  • 1 lugë gjelle majdanoz të grirë
  • 1/2 gote verë të bardhë
  • 200 gr domate qershi, të prera në mes
  • 2 lugë gjelle pure domatesh
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Ngrohni vajin në një tigan dhe vendosni karkalecat , hudhrën e majdanozin në të.

2

Përzijini në zjarr mesatar duke i kthyer karkalecat nga të dyja anët dhe shuajini me verë të bardhë. Lëreni të avullojë vera dhe shtoni domatet e purenë .

3

Përzijini derisa domatet të zbuten, por pa humbur formën.

4

Ziejini linguinet në ujë të valuar të kripur deri sa të bëhen al dente ,më pas kullojini duke ruajtur një gotë nga uji i makaronave.

5

Shtojini tek karkalecat bashkë me lëngun dhe përziejini sa të lidhen mirë me njëra tjetrën.

Lini një koment