Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Sugjerojmë:
Le të dalim pak jashtë kornizave e le ta shijojmë lazanjën me presh, djathë kaçkavall e mish pule. Eshtë kaq e shijshme!
Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin e pulës të prerë në copëza të vogla. Pasi mishi të fillojë të ndryshojë pak ngjyre shtojmë preshin dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper.
Pasi preshi të jetë zbutur shtojmë spinaqin dhe e lemë në zjarr vetëm për 1 minutë së bashku me përbërësit e tjerë.
Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Shkrijmë fillimisht gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin dhe vazhdojmë trazimin derisa salca të lidhet dhe të bëhet kremoze.
Në fund shtojmë pak mustardë dhe pak djathë të grirë në rende. Hedhim 1/3 e beshamelit tek tigani ku kaurdisëm mishin e pulës me preshin dhe spinaqin.
Marrim një tavë, e lyejmë me pak gjalpë dhe vendosim një shtresë me masën e përgatitur. Vendosim më pas një shtresë me petë lazanje, një shtresë me mishin e pulës dhe preshin, pak beshamel, përsëri petë lazanje, mbushje dhe në fund beshamel.
E spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të grirë në rende dhe e vendosim lazanjën në furrë të ngrohtë në temperaturë 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
Receta marrë nga: balkanweb.com Realizuar më parë nga Zonja Katerina
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment