Lakror me miell misri dhe kunguj

Lakror me miell misri dhe kunguj

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Version i shëndetshëm, pa kalori dhe i lehtë për stomakun tonë!

Ingredientët

  • 5-6 kunguj të njomë
  • 2-3 kokrra vezë
  • 1.5 filxhan miell misri
  • 1.5 filxhan qumësht dhe kos
  • 100-150 gram djathë
  • Koper, nenexhik
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Fillimisht grijmë kungujt në rende. Sitim miellin e misrit dhe përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tas.

2

Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me miell misri dhe hedhim masën e përgatitur.

3

E vendosim në furrë të piqet në temperaturë 200 gradë për 35-40 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment