Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Sugjerojmë:
Receta e lakrorit të shijshëm me pulë është marrë nga amvisa e njohur e kuzhinës, Zonja Vjollca. Hidhini edhe juve një sy....
Në një tas sitim miellin, shtojmë kripën, vajin, ujin e vakët dhe fillojmë të punojmë brumin derisa të formohet një brum i lidhur që nëse e presim në thikë brenda të jetë plot me pore. E lëmë brumin të pushojë.
Pastrojmë pulën dhe vendosim thela thela në tenxheren ku po zien uji. Shtojmë kripën dhe e lëmë pulën të ziejë për 25 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kavardisim qepët të prera në fije, (si për sallatë) derisa të zbuten dhe të zverdhen.
Shtojmë orizin të shpëlarë paraprakisht dhe e trazojmë disa herë. Shtojmë domaten në rende dhe i kavardisim së bashku. Më pas shtojmë lëngun e pulës së bashku me një gjethe dafine, copat e mishit të pulës dhe i lëmë të ziejnë. Kur të mos ketë më më lëng e largojmë dhe e lëmë të ftohet.
Shtojmë nenexhik dhe 2 vezë të plota dhe e përziejmë mbushjen mirë.
Ndajmë brumin në pjesë të vogla dhe i hapim pak, në rreze 20 cm. I bashkojmë duke i lyer me vaj nga 3 kulaçë, për një petë.
E hapim dhe pasi e lyejmë tepsinë, e vendosim duke i lënë anët shumë të dalin jashtë tepsisë. Vendosim tre peta të tilla, pra 3 petë nga 3 kulaçë, ku anët të kenë dalë rreth 10 cm jashtë tepsie. Spërkatim petën me vaj.
Vendosim mbushjen mbi gjithë sipërfaqen e tepsisë. Thelat e mishit i grumbullojmë afër qendrës.
Kthejmë anët e gjera e të plota, një të verdhë veze, shtojmë një lugë ujë dhe lyejmë komplet mbushjen nga jashtë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë, për 20 minuta. Ju bëftë mirë!
Marrë nga shqiptarja.com
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment