Ky kek i shijshëm përgatitet kollaj me boronica të ngrira
200 gram sheqer
3 vezë
150 ml kos
350 gram miell
150 ml vaj ulliri
1 pako boronica të ngrira frigoriferi
1 pako pluhur pjekës
150 gram çokollatë
½ filxhan qumësht
1.Në një enë rrihni sheqerin me vezët.
2.Shtoni kosin, vajin e ullirit dhe vazhdoni t’i trazoni. Tani shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe në fund boronicat e ngrira.
3.I trazoni mirë me një rrahës elektrik dhe do të shkoni që keku do të marrë një ngjyrë të këndshme vjolë e errët.
4.Masën e përftuar e shtroni me kujdes në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet ndadalë në 190 gradë.
5.Ndërkohë përgatisim çokollatën e shkrirë me banjomari. Në fund e përziejmë me pak qumësht.
6.Sapo keku të dalë nga furra, e lëmë të ftohet 5 minuta dhe i shtojmë çokokollatën sipër.
7.Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe disa copëza arrë kokosi.
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
Lini një koment