Supa me qepë është një pjatë tipike e kuzhinës franceze, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe me shije të veçantë. Djathi dhe erëzat i japin një qasje unike.
Përbërësit:
- ½ kg qepë të bardha
- 50 gr gjalpë
- 1,5 l brodo pule ose brodo perimesh
- ½ baguette
- 125 gr djathë i tipit emmental ose parmixhano
- Kripë e piper
Përgatitja:
- Prisni qepën ‘alla julienne’ dhe shtypni hudhrën. Lidhni me një fije tufën e trumzës.
- Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni qepët, hudhrën dhe trumzë dhe mbulojini me një kapak.
- Lërini në zjarr të ulët për 10 minuta dhe më pas shtoni brodon, lëreni të ziejë, largoni trumzën dhe vazhdoni gatimin për 10 minuta duke shtuar kripë e piper.
- Përgatisni baguette-n për copat e thekura të bukës dhe ndërkohë ndizni furrën në 180 gradë. Hidheni supën nëpër tava dheu individuale, vendosni copat e bukës tek secila dhe mbi to shpërndani djathin. Vendosini në furrë derisa djathi të shkrijë dhe shërbejini në tryezë.

Lini një koment