Një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin e zemrës si dhe në reduktimin ose jo të disa faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, është dieta ushqimore.
Më poshtë ju njohim me disa ushqime, konsumi i të cilave redukton presionin arterial, trigliceridet dhe nivelet e kolesterolit, të gjithë këta, faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës:
Perimet me gjethe të gjelbra
Të pasura me vitaminë K dhe Nitrat
Çaji jeshil
I pasur në polifenolë dhe katekinë
Vaji i peshkut
Përmban acide yndyrore omega-3
Vaji i ullirit
I pasur me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura
Manaferrat
Të pasura me antioksidantë, gjithashtu reduktojnë inflamacionin
Avokadot
Të pasura në yndyrna të pangopura dhe kalium. Gjithashtu reduktojnë rrezikun e sindromës metabolike
Arrorët, farat dhe bishtajorët
Të pasur me fibra, reduktojnë inflamacionin
Çokollata e zezë
E pasur me antioksidantë si flavonoidet, redukton rrezikun e krijimit të pllakave të kalcifikuara duke parandaluar sëmundjet e arterieve koronare
Domatet
Të pasura me likopene, reduktojnë rrezikun e atakut kardiak si dhe rrit vlerat e kolesterolit “të mirë”, HDL.
Hudhra dhe komponentët e saj
Shërbejnë si “hollues” të gjakut
Lini një koment