Kujdesuni për flokët e dekoloruar me këtë maskë 100% natyrale!
Maska me vezë dhe lëng qepe është shumë e rekomanduar për flokët e dekoloruar.
Kjo pasi ushqen rrënjën, forcon flokët dhe parandalon këputjen e tyre sidomos pas një procesi të vështirë siç është dekolorimi. Dekolorimi nuk është gjë tjetër veçse ç’ngjyrosje falë përbërësve kimikë.
Veza është një ndër burimet kryesore të proteinave dhe vitaminës E, të cilat ushqejnë rrënjën e flokut, si dhe e ndihmojnë të rritet në mënyrë të shëndetshme. Kurse antioksidantët që gjenden tek qepa parandalojnë këputjen e flokëve dhe i mbrojnë ato nga veprimi i radikaleve të lira.
Çfarë duhet të bëni?
Merrni dy kokra qepë, ndajini në 4 pjesë dhe vendosini të zihen me 300 ml ujë.
Lëngun e qepës kullojeni dhe lëreni të ftohet.
Shtoni në të 2 të verdha vezësh dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri.
Përzierjen hidheni në një shishe spray dhe aplikojeni mbi flokë duke e lënë të veprojë për 30-40 minuta.
Era e vezëve nuk do të ndihet më pas lyerjes dhe flokët tuaj do të jenë më të fortë e të butë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment