Kroketa patatesh për pasditet tuaja!

Kroketa patatesh për pasditet tuaja!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Para tyre dorëzohemi të gjithë! Kroketat e patateve nuk kanë shumë kosto dhe janë fantastike për t'u shijuar me një gotë verë.

Ingredientët

  • 5 kokrra patate
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 vezë
  • 1 gotë me djathë kaçkavall
  • Kripë, piper të zi
  • Për lyerjen:
  • 2 vezë
  • ½ gotë me galetë
  • 1 gotë miell

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë, zieni patatet.

2

Më pas i qeroni dhe i shtypni në një tas me një pirun. Shtoni gjalpin.

3

Shtoni vezët e rrahura, pak kripë, piper dhe djathin kaçkavall.

4

E përzieni mirë masën dhe formoni disa masa të vogla kroketash. Mund t’i bëni rrumbullake ose përsëgjati, sipas dëshirës.

5

I lyeni me miell, më pas me vezë dhe më pas me galetë.

6

I vendosni për t’i skuqur para e mbrapa në një tigan me vaj luledielli. Ju bëftë mirë!

Lini një koment