Koha është fiks për një pjatë pasta primavera!

Koha është fiks për një pjatë pasta primavera!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 320 gram pasta
  • 200 gram asparag
  • 1 karotë
  • 250 gram domate qershi
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 kungull i njomë
  • 2-3 kërpudha
  • 1/2 filxhan çaji bizele
  • Kripë dhe piper i zi
  • djathë parmigiano
  • Vaj ulliri
  • 2-3 thelpi hudhra
  • Borzilok

Udhëzimet

1

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar, pak kripë dhe makaronat.

2

Në një tigan me vaj ulliri të ngrohur shtojmë hudhrat të grira imët, shtojmë speca të prerë në gjatësinë e makaronave, dhe kungullin po ashtu të prerë në gjatësinë e specave.

3

I kaurdisim përsëri për 3-4 minuta, shtojmë kërpudhat në feta, i kaurdisim përsëri për 2 minuta.

4

Më pas shtojmë bizelet, asparagun të prerë si perimet e tjera, karotën e prerë në kubik dhe i përziejmë sëbashku.

5

Në fund vendosim domatet të prera në gjysmë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

6

I përziejmë derisa perimet të ulin volumin dhe të jenë pak aldente. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tenxheren me perime bashkë me një garuzhde lëng makaronash.

7

I përziejmë mirë për një minutë dhe i servirim duke i spërkatur me parmigiano dhe borzilok.

Lini një koment