KËSHILLA/ Kuzhinë/ Shëndet

Këto 5 kombinime ushqimesh duhet t’i shmangni patjetër për një regjim të shëndetshëm ushqimor

Të kesh një dietë të përshtatshme është shumë e rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Zgjedhja e ushqimit të duhur dhe kombinimi me një tjetër të drejtë e bën planifikimin e ushqimit të përditshëm të lehtë. Por disa kombinime ushqimesh mund të përfundojnë duke dëmtuar shëndetin tuaj ndaj është e rëndësishme t’i shmangni ato me çdo kusht.

1.Drithëra me qumësht

Kjo mund të duket paksa tronditëse, por ky mëngjes është shkaku i disa problemeve të stomakut. Që të dy përbërësit përmbajnë karbohidrate shpejt të tretshëm, dhe sipas hulumtimeve thuhet se ato rritin nivelin e sheqerit në gjak dhe ulin energjinë fizike.

Ushqimet që digjen ngadalë e bëjnë punën e organeve më të lehtë. Pra, për të lehtësuar procesin e tretjes, drithërat bashkojini me kos dhe shtoni disa arra për shije shtesë.

 

2.Sallatë me përbërës me pak yndyrë me ata pa yndyrë fare

Një tjetër zbulim i çuditshëm është se sallatat me yndyrë të ulët nuk janë një zgjedhje e mirë. Studiuesit thonë se vitaminat e perimeve, të tilla si vitamina A dhe K, kanë nevojë për pak yndyra që të absorbohen. Shmangia e yndyrës çon në thithjen e dobët të lëndëve ushqyese që nuk është e mirë për shëndetin. Gjithashtu, ushqimet me yndyrë të ulët janë të mbushura me sheqer, një përbërës tjetër i dëmshëm për trupin. Pra, në vend të ushqimeve me yndyrë të ulët, sallatat përzijini me vaj ulliri ekstra të virgjër ose shtoni ndonjë lloj uthulle për një aromë të mirë.

3.Frutat dhe perimet

Megjithëse të dyja palët janë të mbushura me ushqyes të nevojshëm për të ruajtur shëndetin fizik dhe atë mendor, së bashku ata përfundojnë duke anuluar të gjitha përfitimet që mund të ofrojnë. Frutat dhe perimet kanë ritëm të ndryshëm të tretjes. Frutat treten lehtësisht dhe shumë nutriticionistë thonë se ata treten pjesërisht nga koha që ata arrijnë në stomak.

Gjithashtu, ata kanë përmbajtje të lartë të sheqerit që pengon tretjen e perimeve. Në mënyrë të ngjashme, frutat dhe perimet e proteinave të larta nuk duhet të kombinohen me fruta dhe perime niseshteje, pasi trupi ynë ka nevojë për një bazë acidike që të tretet baza e proteinave dhe alkaline për të tretur niseshten.

4.Karbohidratet dhe proteinat e kafshëve

Përzierja e karbohidrateve me proteina shtazore si viçi ose deleje, rezulton me gaz ose fryrje stomaku.

5.Qumësht dhe banane

Nuk ka gjasa që dikush në këtë planet nuk e pëlqen këtë kombinim. Milkshake banane është mjaft popullor si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Por, aq e shijshme sa është , aq e pashëndetshme është.

Kjo përzierje është shumë e rëndë për stomakun dhe prish procesin e tretjes. Ajo gjithashtu shqetëson procesin e gjumit.

Që të dy, qumështi dhe bananet kanë përfitime të mëdha për trupin e njeriut dhe për të marrë të gjitha vitaminat që ofrojnë, duhet t’i konsumoni ato veç e veç.

Dhe nëse nuk rezistoni dot përzierjes së tyre ekspertët sugjerojnë të shtoni pak kanelle ose arrëmyshk për të stimuluar tretjen. Në këtë mënyrë dëmtimi mund të minimizohet edhe pse nuk shmanget krejtësisht.

You Might Also Like