Kërpudha të pjekura me trumzë

Kërpudha të pjekura me trumzë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 400 gram kërpudha
  • 1 degë trumzë
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 2 lugë gjelle borzilok i freskët
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë kërpudhat. I prisni përsëgjati dhe i piqni në furrë ose në skarë për 2-3 minuta nga secila anë me pak vaj ulliri.

2

I vendosni kërpudhat në pjatë, i shërbeni sipër me piper të kuq, trumzë, borzilok dhe djathë parmixhano. Ju bëftë mirë!

Lini një koment