Kërpudha të pjekura me hudhra

Kërpudha të pjekura me hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kërpudha me hudhra të pjekura deri në perfeksion!

Ingredientët

  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6-8 thelpi hudhra të qëruara
  • Pak kripë, piper
  • Trumzë e freskët
  • 500 gram kërpudha

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.

2

Në një tas të madh bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë.

3

Kërpudhave duhet t’i pastroni cipën dhe t’i prisni në copa të vogla.

4

Tani i vendosni në një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

I fusni në furrë për 20 minuta.

6

I shërbeni të ngrohta me pak trumzë sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment