Këmbë të ënjtura? Ja çfarë tregon kjo për shëndetin tuaj
Disa sëmundje të caktuara mund të na sinjalizojnë përmes këmbëve. Për shembull diabeti ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht do të na shfaqen vena më të theksuara tek këmbët. Por kur këmbët na janë ënjtur për çfarë problemi bëhet fjalë?
Ënjtja tek këmbët dhe tek shputat mund të shkaktohet nga qendrimi për një kohë të gjatë në këmbë, por është gjithashtu një simptomë e disa problemeve të tjera shëndetësore.
Të tilla si:
Sëmundje të zemrës Shumë sëmundje të zemrës pengojnë qarkullimin e gjakut si normalisht.
Probleme me venat Venat mund të bëhen të ‘paafta’ për të pompuar gjakun në mënyrën e duhur, kështu që gjaku akumulohet në zona të caktuara në këmbë.
Probleme me sistemin limfatik Nyjet limfatike dhe enët e gjakut në trupin tonë ndihmojnë në bartjen e lënngjeve në të gjithë trupin. Kur ka bllokim në sistemin limfatik, shkaktohet ënjtje në këmbë dhe krahë.
Probleme me mëlçinë Ënjtja e këmbëve mund të shkaktohet nga mosfunksionimi i duhur i mëlçisë.
Nëse vuan nga ënjtja e këmbëve dhe ke ndonjë nga simptomat më lartë, a nuk mendon se ka ardhur koha të bësh një vizitë tek mjeku?/neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment