Kek me luleshtrydhe dhe gjalpë. Receta nga e njohura Linda Fishta

Kek me luleshtrydhe dhe gjalpë. Receta nga e njohura Linda Fishta

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • Për tavë me diametër 26 cm:
  • 280 gram miell
  • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (15 g)
  • 160 gram sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 180 gram gjalpë i tretur, i vakët
  • 60 ml qumësht
  • 300-350 gram luleshtrydhe

Udhëzimet

1

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

2

Luleshtrydhet e lara i presim në copa.

3

Në një tas, rrahim me rrahësen e vezëve me dorë vezët dhe sheqerin. Shtojmë gjalpin, qumështin, miellin dhe sodën me sitë.

4

Shtojmë gjysmat e luleshtrydheve dhe i përziejmë me kujdes.

5

Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e pak miell.

6

Shpërndajmë copat e luleshtrydheve që na kanë mbetur dhe e vëmë të piqet për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta dhe foto marrë nga faqja zyrtare në Instagram e autores së njohur të librave të kuzhinës, Linda Fishta Fotot: Armand Habazaj

Lini një koment