Karota të pjekura, një version ndryshe i shijimit të kësaj perimeje me shumë vlera ushqyese!

Karota të pjekura, një version ndryshe i shijimit të kësaj perimeje me shumë vlera ushqyese!

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 3 karota të mëdha
  • 1 lugë gjelle salcë tahini
  • 1 lugë gjelle vaj avokadoje
  • 1 lugë gjelle me shurup panje
  • ½ lugë çaji me kripë
  • pak piper të zi për shije

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius. Më një thikë prisni karotat në shirita të hollë.

2

Në një enë kombinoni tahinin, vajin, shurupën e panjës dhe kripën. Trazojini mirë.

3

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine. Vendosni karotat dhe sipër i shtoni salcën që përgatitëm.

4

Shtoni piperin dhe i fusni në furrë për 15 minuta.

Lini një koment