Përbërësit e këtij kremi natyral përbëjnë një produkt të shkëlqyer kundër njollave në duar. Ndër të tjerash ajo shërben edhe si një zbutës për lëkurën.
Përbërësit:
- 1 kastravec
- ½ lëng limoni
- 1 grusht majdanoz
- 1 lugë gjelle vaj gruri
Përgatitja:
- Qëroni kastravecin dhe priteni në feta. Shtrydhni lëngun e limonit. Vendosini të dy përbërësit në blender, i shtoni majdanozin dhe vajin.
- Përziejini për disa minuta në mënyrë që të keni një masë kompakte dhe pas kësaj përdoreni normalisht si një krem.
- Aplikojeni kremin për duart duke e lënë të veprojë për 15 minuta dhe pastaj i lani duart me ujë të ngrohtë. Përsëriteni trajtimin 3 herë në javë.

Mos harroni se shkaqet e njollave tek duart tuaja janë të ndryshme. Ato variojnë nga plakja, ndryshimet hormonale, shtatzënia, menopauza, kontraceptivët oralë, ekspozimi ndaj diellit, puçrrat në fytyrë si dhe mungesa e hidratimit./neps.al
Lini një koment