Aplikimi i saj nuk ka efekte anësore dhe ndihmon në mënyrë shumë efektive me lëkurën e fytyrës. Pas disa aplikimeve do të shihni sesi lëkura juaj do të duket plot jetë dhe e shëndetshme.
Çfarë ju nevojitet
- 2 kapsula të vitaminës E
- 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera
- 1 lugë gjelle pluhur çaji jeshil
- 2 lugë gjelle fara liri
- 2 pika vaj esencial (sipas dëshirës aroma)
- 1 filxhan me ujë
Përgatitja dhe përdorimi:
- Fillimisht zieni ujin.
- Menjëherë shtoni farat e lirit dhe i lini derisa të formohet një lloj xheli me shkumë.
- Shtoni çajin jeshil dhe e trazoni vazhdimisht.
- Pas 5 minutash shtoni aloen dhe vitaminën E.
- I përzieni mirë dhe në fund e hiqni nga nxehtësia. Pasi masa të jetë ftohur pak shtoni vajin esencial.
Kujdes! Ky serum i bërë në shtëpi mund të ruhet në frigofrifer deri në 8 ditë. Ju mund ta aplikoni locionin me anë të një pambuku në fytyrë, duke e masazhuar me disa lëvizje rrethore.
Lini një koment