Ju duhen vetëm 10 minuta të përgatisni ëmbëlsirën me kos dhe luleshtrydhe

450 gram luleshtrydhe të freskëta
400 gram kos
150 gram sheqer
½ limon

1.Pastroni luleshtrydhet dhe vendosini në një blender.
2.Shtoni në të edhe lëngun e limonit dhe lërini derisa të krijohet një masë homogjene.
3.Hidheni në një enë dhe lëreni për 1 orë.
4.Shtoni më pas në të kosin dhe sheqerin dhe prisni derisa të bëhet një masë e butë.
5.Vendoseni përzierjen në një enë të qëndrueshme dhe vëreni në frigorifer të ngrijë për disa orë.
6.Pastaj mund ta sherbeni te dekoruar me luleshtrydhe.

Lini një koment