Joshëse deri në pikën e fundit! Kjo është receta e sallatës me penne dhe ton peshku

Joshëse deri në pikën e fundit! Kjo është receta e sallatës me penne dhe ton peshku

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Kjo sallatë është e ftohtë, kremoze dhe shuumë po shuuumë e mirë ama! Përbërës fantastik brenda një pjate të vetme!

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • 2-3 degë selino
  • 1 filxhan me bizele të ngrira
  • 2 pako tuna të gatshme në kuti
  • Për salcën/dressing:
  • 1 avokado e prerë imët
  • 1 filxhan me kos grek
  • ½ lëng limoni
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • Kripë, piper për shije
  • 1 lugë kafe spec i kuq pluhur

Udhëzimet

1

Zieni pastat me metodën e zakonshme në një tenxhere me ujë e kripë.

2

Më pas i kulloni dhe i kaloni në një tas të madh.

3

Në një blender bashkoni të gjithë përbërësit për salcën dhe i trazoni për disa sekonda derisa të merrni një masë homogjene.

4

Salcën shtojeni sipër makaronave dhe përziejeni mirë.

5

Shtoni gjithashtu bizelet e ziera më parë, selinonë e prerë në copa të vogla dhe tonin e peshkut.

6

Me ndihmën e një spatule gome i përzieni mirë.

7

Ndajeni nëpër dy pjata dhe shijojeni!

Lini një koment