Jo vetëm në rizoto. 6 mënyra për të përdorur me zgjuarsi shafranin në kuzhinë
Është koha të merremi më seriozisht me shafranin e Indisë. Jo vetëm sepse i jep gjithçkaje një njyrë të bukur të artë, por sepse është shumë i pasur me vlera ushqyese. Është një inflamator shumë i fuqishëm dhe përmban veti medicinale që derivojnë nga komponimet e quajtura kurkuminoide të cilat janë antioksidante potente që luftojnë shumë sëmundje. Por përtej vetive të pabesueshme që ka për shëndetin, është shumë e lehtë që shafrani të integrohet në stilin tuaj të jetesës. Dhe një sekret: Për të përfituar maksimalisht prej tij, përdoreni së bashku me piperin e zi.
Ja disa mënyra për ta përdorur shafranin me lehtësi në pjata dhe receta të ndryshme për të shkëlqyer si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda.
Në bukë
Mund ta përdorni si në bukë të kripura, ashtu edhe të ëmbla me të cilat shërbeni kafenë ose çajin për ëmbëlsi dhe aromë fantastike.
Në pijet freskuese
Ashtu si pija pastruese e Beyonce me shurup panje, limon dhe piper djegës, pakëz shafran Indie në pijen tuaj të preferuar verore ju ndihmon të jeni të hidratuar dhe të forconi sistemin imunitar.
Një ide e shkëlqyer nëse jeni sëmurë
I përzier me lëngun e portokallit i cili është i pasur me vitaminë C, pak shafran në qumështin ose pijen e mëngjesit premton t’ju mbajë të shëndetshëm dhe të pastrojë trupin tuaj.
Jepuni një ngjyrë natyrale recetave
Për shkak të vetive të tij të fuqishme, shafrani është perfekt për t’u dhënë ngjyrë pastave të bëra në shtëpi apo djathit vegan i cili ka nevojë për një ‘extra colour’.
‘Take a shot’
Ndonjëherë nuk kemi kohë të pimë një gotë të tërë me qumësht dhe kjo është arsyeja pse një shot me qumësht dhe shafran ju shpëton ditën.
Marinoni mishin dhe perimet
Shafran Indie, koriander i grirë, piper i kuq dhe cumin—përziejini mirë dhe shtojuani sallatave ose marinoni mishin apo perimet para se t’i piqni në skarë.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment