Jeni të sigurt që blini pula të freskëta? 4 arsye për t’i dalluar
Nga ta dini që pula që blini në supermarket apo dyqanin e mishit është e freskët apo e ndenjur? S’keni nga ta dini, por po ua zbulojmë ne përmes katër trukesh:
Ngjyra
Kontrolloni ngjyrën e mishit të pulës, sigurohuni që të kontrolloni edhe të çarat si kofshët apo poshtë krahëve. Nëse ngjyra është rozë, pula është e freskët. Nëse vjen drejt grisë ose transparentes, është e ndenjur.
E freskët E ndenjur
Shihni përbërjen
Sigurohuni që mishi të jetë i fortë dhe elastik, jo i qullët apo më i ngurtë se ç’duhet.
E freskët E ndenjur
Aroma
Pulat e freskëta nuk kanë ndonjë lloj arome. Nëse ndjeni ndonjë aromë të pakëndshme që vjen nga pula juaj, me shumë mundësi është e ndenjur dhe duhet hedhur në koshin e mbeturinave.
E freskët E ndenjur
Kontrolloni për njolla gjaku gjatë prerjes
Prezenca e gjakut gjatë prerjes tregon që mishi është ngrirë e shkrirë disa herë. Gjithashtu, njollat e gjakut zmadhojnë rrezikun për kontaminim bakterial.
E freskët E ndenjur
Pula duhet ruajtur në temperatura poshtë 4 gradë Celsius për të minimizuar shanset e rrezikut të salmonelës. Nëse po bëni pazare, pulën duhet ta blini të fundit në mënyrë që të jetë e freskët deri kur të shkoni në shtëpi.
Kur ta ndani pulën në copa, futeni nëpër qese hermetike në mënyrë që të mos marrin ajër.
Agjërimi nuk është më thjesht një trend. Është kthyer në një mënyrë jetese për shumë njerëz që duan të kuptojnë më mirë trupin e tyre dhe si funksionon energjia që marrim çdo ditë. Nuk ka të bëjë me “mos...
Në pjesët e para të kësaj serie folëm për diçka që shumë njerëz nuk e mendojnë kur flitet për shtatzëninë: mënyra si ushqehet nëna krijon mjedisin biologjik ku zhvillohet bebi. Në pjesën e parë pamë se dieta gjatë shtatzënisë...
Një ekip studiuesish në Filipine ka analizuar përbërësit që gjenden në ujin e kokosit dhe mënyrën se si ato mund të ndikojnë te gurët në veshka. Sipas studimit, disa enzima dhe minerale në ujin e kokosit mund të ndihmojnë...
Lini një koment