Kërkoni një medikament për të forcuar flokët e thatë, pa fibra dhe pa jetë? Besojini kësaj maske 100% natyrale e cila është gati në shumë pak minuta.
Ajo ka veti hidratuese, ushqyese dhe është e pasur me vitamina A dhe E të cilat luftojnë efektet e radikaleve të lira dhe dëmtimet e qelizave duke parandaluar plakjen e tyre. Acidi linoleik i dhuron butësi edhe flokëve më të vështirë për t’u trajtuar.
Përbërësit
- 2 të verdha vezësh
- 6 lugë vaj ulliri e.v
- Lëngu i gjysmë limoni
Përgatitja
- Thyeni vezët
- Hiqni të verdhat mënjanë.
- Bashkojini ato me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.
- Aplikojeni përbërjen në flokë të thatë dhe lëreni të reagojë për 20-30 minuta.
- Shpëlajini flokët me ujë dhe vazhdoni me shampon.
Lini një koment