Ja çfarë duhet të dini para se të bëheni vegjetarian
Numri i njerëzve që zgjedhin dietat me bazë bimore është në rritje. Prandaj nëse edhe ju apo një pjesëtar i familjes dëshiron ta ndjekë këtë rutinë ushqimore duhet të dini disa gjëra në fillim.
Të bëheni vegan/vegjetarian nuk do të thotë të hiqni dorë nga ushqimi apo kënaqësia që ju jep. Kjo është një mundësi për të konsumuar më pak mish, por jo të lësh pas dore proteinat apo vitaminat që ju mundëson.
Në çdo vakt përpiquni të balanconi makro-ushqyesit – karbohidratet, proteina dhe yndyrna të shëndetshme – të cilat gjithashtu do të ndihmojnë në ruajtjen e energjisë gjatë ditës.
Shtoni bimë/perime të freskëta për të rritur vitaminat, mineralet dhe phytonutrients të tjera.
Ushqyesit esenciale që duhet të merrni me patjetër nëse po kërkoni të bëheni vegjetarian janë këto:
1.Vitamina B12
E rëndësishme është që të mos humbisni marrjen e vitaminës B12. Nëse hani bulmet dhe vezë, ju me shumë gjasa jeni në gjendje të merrni sasi të mjaftueshme, por si vegan është më e vështirë nëse merrni ushqime që janë të fortifikuara si disa produkte soje. Mangësia e zgjatur e vitaminës B12 mund të shkaktojë rënie imuniteti dhe njohëse.
2.Hekuri dhe zinku
Këto janë gjetur të dy në sasi më të larta në produktet e mishit. Hani një varg burimesh me bazë bimore si: fasule, spinaq, fruta të thata, drithëra etj.
3.Acidet yndyrore Omega-3
Omega 3 gjendet tek peshqit, vaji i peshkut dhe arrat. Ai ka disa lloje të përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe promovimin e shëndetit të trurit.
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment