Nga neps. al17 Nëntor, 2021 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Intolerancë ndaj laktozës? Kuptojeni tani
Qumështi dhe produktet e tij përmbajnë një lloj sheqeri të quajtur laktozë. Trupit i duhet të prodhojë një enzimë të quajtur laktazë për ta tretur. Disa njerëz nuk prodhojnë laktazë që në lindje ose e humbasin këtë aftësi gjatë jetës së tyre, duke shkaktuar mostretje të laktozës. Kjo është arsyeja që shkakton intolerancë ndaj laktozës.
Si të kuptoni që jeni intolerant ndaj laktozës?
Nëse filloni të ndiheni keq 30 minuta deri në 2 orë pas kosnumimit të qumështit ose një nënprodukti të tij, atëherë me shum gjasa mund të vuani nga intoleranca ndaj laktozës.
Duhet të keni parasysh që intoleranca ndaj laktozës dhe alergjia ndaj qumështit janë dy gjëra të ndryshme. Dikush që ka alergji nga qumështi përjeton simptoma serioze menjëherë pas pirjes së qumështit ose produkteve të bulmetit si marrje fryme, teshtima ose urth. Në këtë rast, nuk është laktoza që i shkakton këto probleme, por disa proteina prezente te qumështi si për shembull, casein.
Nga ana tjetër, simptomat që përjeton dikush që vuan nga intoleranca ndaj laktozës pas tretjes së qumështit janë më të lehta dhe prekin vetëm sistemin tretës.
Nëse dyshoni se jeni intolerant ndaj laktozës ka një mënyrë të thjeshtë për ta përcaktuar. Pini një gotë qumësht dhe prisni. Nëse përjetoni disa prej simptomave më poshtë gjysmë ore deri në dy orë pasi keni pirë qumështin, atëherë dyshimet tuaja janë të sakta:
1-Kërcitje të zorrëve
Kërcitja e zorrëve tregon që trupi e ka shumë të vështirë të bëjë punën e tij për të tretur qumështin.
2-Diarre
Nëse përjetoni kërcitje të zorrëve dhe zhurma të tyre, ka gjasa që të keni diarre më pas dhe kjo është një shenjë e qartë që sistemi tretës nuk ka mundur të procesojë qumështin ose një nënprodukt të tij.
3-Ndryshime të jashtëqitjes
Përveç diarresë, disa ndryshime të jashtëqitjes mund të flasin për një intolerancë ndaj laktozës. Për shembull, tek një person me intolerancë ndaj laktozës, jashtëqitja mund të jetë shkumoze, me ngjyrë të zezë ose me gjurmë gjaku. Gjithashtu jashtëqitja mund të shoqërohet edhe me dhimbje.
4-Gazra të tepërt
Ju gjithashtu mund të përjetoni gazra të tepërt duke pasur edhe një mungesë rehatie. Gazrat e ngecur në stomakun tuaj zgjerojnë pjesën e abdomenit duke ju dhënë edhe spazma.
5-Të vjella dhe të përziera
Disa minuta pasi të keni pirë qumësht ose të keni konsumuar produkte të tjera bulmeti, mund të ndiheni keq. Kjo sepse keni futur në sistemin tretës diçka që sistemi juaj nuk e përpunon dot me efikasitet. Ju gjithashtu mund të përjetoni të vjella nëse jeni intolerantë ndaj laktozës.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment