Hot-dog me petë sfoliatë

Hot-dog me petë sfoliatë

Persona: 8 persona
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 18 minuta

Peta sfoliatë e bën çdo gjë edhe më të shijshme. Edhe këtë hot dog të veçantë domosdo!

Ingredientët

  • Pak miell për të punuar në tavolinen e punës
  • 1 petë e gatshme sfoliatë
  • 8 salsiçe për hot dog
  • 1 vezë e madhe e rrahur
  • 1 lugë gjelle miks erëzash (opsionale)

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Hapni petën sfoliatë në tavolinën e punës dhe filloni e prisni të gjithën në shirita të hollë.

3

Më pas e lyeni të gjithën me vezë, me ndihmën e një furçeje.

4

Tani vendosni shiritat e petës sfoliatë sipër salsiçeve specifike për hot-dog.

5

Me ngadalë i rrotulloni. I shkëpusni nga tavolina dhe i vendosni në një tavë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.

6

I piqni për 15-18 minuta. I hiqni më pas nga furra dhe shijojini të ngrohta.

Shënime

Sipas dëshirës, para pjekjes mund t'i shtoni hot-dogut, pak nga miksi i erëzave.

Lini një koment