Harrojeni limonin. Kjo limonadë shtëpie me nektarina do i kënaqë fëmijët tuaj!
1 litër ujë
150 ml lëng limoni
100 gram mjaltë
5 nektarina
4 kajsi
1 mollë
1.Në një tenxhere me ujë shtoni mjaltin dhe e vendosni të ziejë përreth 5 minuta.
2.Sapo mjalti të jetë shkrirë tërësisht e fikni zjarrin dhe e lini mënjanë. I shtoni lëngun e limonit.
3.Ndërkohë lani dhe prisni frutat në kubikë. I zieni për 10 minuta sa të zbutën dhe kalojini në një blender .
4.I trazoni derisa të krijohet një pure.
5.Tani kalojeni purenë e frutave me një sitë dhe e bashkoni me pjesën tjetër të ujit me mjaltë e limon. Kujdesuni që lëkurat e frutave t’i keni hequr me sitë.
6.Kalojeni lëngun në një kanë dhe e ruani në frigorifer. Shijohet i ftohtë!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment