Gjokse pule të mbushura me domate të thara dhe spinaq

Gjokse pule të mbushura me domate të thara dhe spinaq

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Pothuajse e pamundur, t'i thuash "Jo" kësaj recete!

Ingredientët

  • 4 gjokse pule
  • 1 tufë spinaq i freskët
  • Për marinimin e mishit të pulës:
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper të zi pluhur
  • 1 lugë gjelle qepë pluhur
  • Për mbushjen:
  • 1 filxhan me djathë të grirë mozzarella
  • ½ filxhan me domate të thara
  • ¼ filxhan me borzilok të freskët
  • ½ filxhan me boronica të thara
  • Për marinimin e jashtëm: Kripë, piper të zi
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle hudhër pluhur
  • ½ lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji qepë pluhur

Udhëzimet

1

Ndani gjokset e pulës përgjysmë dhe i marinoni me erëzat e specifikuara tek përbërësit.

2

Nga njëra anë e gjoksit të pulës vendosni disa gjethe spinaqi.

3

Ndërkohë në një tas përzieni të gjithë përbërësit për mbushjen. I përzieni mirë dhe më pas vendosni nga 3 lugë gjelle tek secili gjoks pule.

4

I mbyllni mirë me dorë dhe i ngjeshni. Mund t'i fiksoni edhe me spango ose me stikadent.

5

I vendosni për t’i skuqur në një tigan me pak vaj luledielli. Skuqini mirë për 5 minuta nga të dyja anët.

6

Më pas i vendosni në një tavë. Sipër i shtoni salcën marinuese dhe i fusni në furrë të piqen për 30 minuta në temperaturë 200 gradë.

7

Shijojini të ngrohta!

Lini një koment