Gjokse pule të mbushura me asparag

Gjokse pule të mbushura me asparag

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 4 gjokse pule
  • 1 lugë gjelle hudhër pluhur
  • Pak spec të kuq pluhur
  • Kripë, piper
  • 12 degë asparag
  • 1 filxhan me domate të thara
  • 4 feta djathë mozzarella
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.

2

Gjokset e pulës i lani mirë dhe i marinoni me kripë, piper, hudhër dhe spec të kuq pluhur.

3

Gjokset e pulës i ndani pak përgysmë, por jo krejtësisht.

4

Tek secila prej tyre fusni 3 asparag, 2 domate të thara, nga 1 fetë mozzarella.

5

Tani i vendosni në një tigan dhe i skuqni për 5 minuta nga secila anë.

6

Në fund i vendosni në një tavë të gjitha gjokset e pulës dhe i fusni në furrë të piqen për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.

  

Lini një koment