Nuk po pi mjaftueshëm ujë.
Shumë herë ajo që mendon se është uri, në fakt është etje. Trupi yt kërkon ujë, por ti i jep ushqim. Dhe kaloritë shtohen pa e kuptuar.
Futesh në dieta 7 ditore dhe kufizime ekstreme.
E mban fort për pak kohë, pastaj lodhesh, dorëzohesh dhe kthehesh te zakonet e vjetra. Problemi nuk është forca jote e karakterit, por strategjia.
Thua: “Jam në deficit kalorik, por nuk po bie në peshë.”
Nëse pesha nuk lëviz, ka shumë mundësi që deficiti të mos jetë real. Ndoshta po nënvlerëson porcionet, vajin, snacks, pijet. Edhe “pak” kalori, kur shtohen çdo ditë, bëhen shumë.
Lë boshllëqe shumë të gjata mes vakteve.
Qëndron me orë pa ngrënë, pastaj në mbrëmje e humbet kontrollin. Nuk është mungesë disipline. Është reagim normal i trupit ndaj urisë së zgjatur.
Nuk fle mjaftueshëm.
Kur je i/e lodhur, rritet oreksi, shtohet dëshira për të ëmbla dhe trupi yt e ka shumë më të vështirë të djegë yndyrë. Gjumi nuk është luks. Është bazë.
Nuk merr mjaftueshëm proteina.
Kur proteina është e ulët, ndjen më tepër uri, humbet masë muskulare dhe trupi yt duket më i butë, edhe nëse pesha në peshore bie.
Nuk lëviz aq sa mendon.
Pa ecje të përditshme, pa aktivitet të përgjithshëm, pa stërvitje, edhe nëse ha “pastër”, shpenzimi yt i energjisë mund të jetë shumë i ulët.
Konsumon kalori të fshehura.
Kafe me shurup, matcha me qumësht, pije të gazuara, lëngje të paketuara. Janë kalori që nuk të ngopin, por shtohen shpejt. Pi kalori, por nuk ndjen ngopje.
Konsumon alkool ndërkohë që do të dobësohesh.
Po, edhe alkooli ka kalori. Ai të rrit oreksin, ul kontrollin mbi ushqimin dhe ngadalëson rikuperimin pas stërvitjes.
Je vazhdimisht nën stres dhe përpiqesh të dobësohesh vetëm me forcë vullneti.
Kur jeton në kufizim të përhershëm dhe presion mendor, një moment do të shpërthesh. Është thjesht trupi yt që po kërkon balancë.
Lini një koment