E dije që ananasi rritet në shkurre dhe jo...
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Fundjava është këtu dhe ju e dini që Snapfood mendon për ju në çdo moment të ditës.
Për këtë do ju propozojmë 5 picat më të mira sipas nesh që mund të zgjidhni mes shumëllojshmërisë së restoranteve që ofrojmë ne.
Po e nisim me Apulia Pizzeria & Panzerotteria e cila ofron picat më të mira dhe në çdo kafshatë ju do të ndiheni sikur jeni në Puglia. Këtu ju propozojmë të zgjidhni “Pizza Apulia” me mocarella, krem tartufi, guanciale, mocarella të vogla dhe grana. Për shijen ju e dini që s’ju zhgënjejmë por edhe çmimi është i përshtatshëm për të gjithë.
Propozimi i dytë vjen nga Pizza Shardana aty ku pasioni për kuzhinën gërshetohet me dashurinë për picën sipas traditës italiane. Këtu ju sugjerojmë picën “Shardana” me mocarella, arra, gorgonzola dhe dardha. Një shije e unike, e pakrahasueshme dhe me super çmim.
Propozimi i tretë vjen nga Elle Pizza & Kitchen and Drinks. Këtu ju propozojmë picën “Krudo Rucola” me mocarella, krudo, pomodori dhe parmixhani. Kjo picë është e preferuar nga të gjithë dhe kjo e ka një arsye. Shija e veçantë dhe çmimi i japin më shumë vlera picës “Krudo Rucola”.
Ndërsa propozimi i katërt vjen nga La Voglia ku përveç pjatave të mishit, peshkut dhe antipastave do të gjeni dhe super pica. Këtu ne ju propozojmë një picë të veçantë, “Pizza Salmon” me filafelfia, spinaq, cipolina dhe vaj hudhrash. Përveç përbërësve të veçantë dhe pak më ndryshe nga picat tradicionale, edhe çmimi i kësaj pice është i favorshëm për të gjithë.
Dhe propozimi i fundit vjen nga Juvenilja ku për picat nuk dimë ç’të themi pasi njëra është më e mirë se tjetra.
Por edhe këtu e kemi një sugjerim për ju, “Pizza Hawai” me djathë, krudo dhe ananas.
Për t’u njohur më nga afër me shumëllojshmërinë e resotranteve dhe picave si edhe çmimet përkatëse (se e dimë që e keni me merak këtë pjesë) ju ftojmë të bëni një “gjiro” nga Snapfood pasi nuk do të mbeteni të zhgënjyer.
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment