Lani mirë patëllxhanët, i prisni përgjysmë dhe u hiqni tulin e brendshëm.
Patëllxhanët i vendosni për të zierë.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj vendosni për të skuqur tulin e patëllxhanëve. I grini sipër qepët dhe domatet. Shtoni edhe hudhrat e copëtuara. I përzieni mirë dhe i lini të skuqen për disa minuta.
I shtoni 1 gotë ujë, ose 1 gotë nga lëngu me të cilin zietë patëllxhanët. I lini për 10 minuta në zjarr derisa të zbuten mirë.
Pasi patëllxhanët të kenë zierë merrni dhe një tavë dhe i radhisni.
I mbushni me masën që përgatitët dhe pjesën që mbetet ia hidhni përsipër. E niveloni mirë me ndihmën e një luge.
Tani e fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment