E bërë me domate të freskëta dhe ullinj të zi shtëpie, pa djathra e produkte të tjera bulmeti, kjo fokaçe është vërtet një vakt i lehtë dhe i shijshëm.
Përbërësit:
600 gram miell për pica dhe fokaçe
250 ml ujë i vakët
25 gr maja birre
5 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji sheqer
një vasketë e vogël me pomodorini
30 gram ullinj të zinj pa bërthamë
vaj
kripë
rigon
Përgatitja:
Shkrini majanë në pak ujë të vakët, shtoni sheqerin dhe përziejini derisa të formohet një shkumë. Tek pjesa e mbetur e ujit tresni kripnë. Hidhni miellin në një tas dhe shtoni ujin së bashku me majanë e shkrirë. Shtëoni dhe 5 lugët e vajit dhe filloni të krijoni brumin. Shtoni dhe ujin ku keni tretur kripën dhe punoni brumin me duar për disa minuta.
Vendosni brumin në një tas të cilin e keni spërkatur me miell dhe mbulojeni me një pecetë. Lëreni të vijë për 3 orë.
Pasi të ketë ardhur, hapeni brumin në një tepsi të lyer me vaj dhe lëreni të vijë edhe për 30 minuta.
Ndërkohë prisni pomodorinit. Nëse i keni të konservuar, lërini siç janë. Hiquni ujin e tepërt ullinjve. Pasi të ketë kaluar gjysmë ore, vendosini pomodorinit dhe ullinjtë mbi sipërfaqen e brumit duke i shtypur pak.
Hidhni kripë, rigon dhe pak vaj ulliri.
Futeni të piqet në furrë për 30 minuta në 190 gradë.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Lani bamjet dhe thajini me një letër ose pecetë. Pritini nga bishti dhe vendosini në tavë me pak vaj ulliri. Futini të piqen paraprakisht në furrën e nxehur më parë në 180°. Ndërkohë përgatisni pjesën tjetër. Pritini domatet dhe vendosini të ziejnë...
HAPI 1Vendosni pataten e ëmbël në një tenxhere të madhe dhe të thellë në zjarr të fortë. Mbulojeni me ujë të vluar dhe ziejeni për 10 minuta. Ndërkohë vendosno të gjithë përbërësit e e tjerë në një procesor ushqimi...
Lini një koment