Shumë veta ankohen se kanë filluar t’ju bien flokët. Disa të tjerë ankohen se i kanë të thatë dhe pa jetë.
Këtu në Neps.al ju sugjerojmë një maskë të thjeshtë natyrale.
Udhëzime:
- Merrni dy banane, i qëroni dhe i shtypni me një pirun në një tas.
- Tani i shtoni 2 lugë gjelle mjaltë dhe i përzieni mirë.
- Aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut tuaj dhe e mbështillni me një qese.
- Shpëlajeni si zakonisht pas 1 orë.

Rezultatet e maskës do të flasin vetë, pasi mjalti dhe banania do e bëjnë më të butë flokun tuaj, do i japin shkëlqim dhe volum./neps.al
Lini një koment