Acidet yndyrore që përmban avokado janë shumë efektive në trajtimin dhe rigjallërimin e flokëve të keqtrajtuar.
Nëse keni kërkuar prej kohësh një trajtim efektiv për majat e flokëve tuaj të thata dhe të ndara në dysh, tashmë ja ku e keni. Një maskë natyrale, me pak kosto, por shumë shumë rezultative!
Çfarë ju duhet:
- 1 avokado
- 1 e bardhë veze
- 1 lugë vaj ulliri
Udhëzime mbi përdorimin:
- Merrni tulin e avokados dhe shtypeni me një pirun në një tas.
- Në të shtoni të bardhën e vezës dhe një lugë gjelle vaj ulliri.
- Përziejeni duke krijuar një masë kremoze.
- Aplikojeni masën në flokët tuaj dhe lëreni të veprojë për rreth 30-40 minuta.

Kjo maskë rekomandohet dy herë në javë, para se të lani flokët!/neps.al
Lini një koment