Flokë të dëmtuar? Asnjë problem nëse keni banane dhe qumësht në frigorifer
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj agjentëve atmosferikë ose përdorimi i produkteve kimike agresive i bën flokët të thatë, pa jetë e të dobët. Në këtë rast, kripërat minerale, vitaminat, proteinat dhe aminoacidet e bananeve do t’i shpëtonin ato. Do t’u rikthenin volumin dhe shkëlqimin. Për më tepër, ndiqni hapat:
Përbërësit:
1 banane
4 lugë gjelle qumësht
1 lugë kafe mjaltë
Kujdes se mos e bëni smoothie dhe ta pini! 😛 Qëroni bananen, priteni në feta dhe shtypeni me pirun. Shtoni gradualisht qumështin duke e përzier derisa të krijoni një përbërje homogjene. Aplikojeni në flokë të lagur dhe lëreni 20 minuta para se ta shpëlani.
Ju këshillojmë ta mbështillni kokën me qese në mënyrë që të përthithen më mirë përbërsit aktivë të kësaj maske.
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment