Fileto pule në furrë marinuar me kos e hudhra

Fileto pule në furrë marinuar me kos e hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Ingredientët

  • 1 kg fileto pule
  • 1 lugë gjelle miell
  • 400 gram kos
  • 1 1/2 filxhan kafeje vaj
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Lajmë mishin e pulës dhe e presim atë në kubikë sipas dëshirës.

2

Në një tas vendosim një lugë gjelle miell, kos, vaj, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe 1 thelpi hudhër të shtypur.

3

I përziejmë të gjithë përbërësit derisa të na formohet një masë në trajtën e një salce.

4

Vendosim në të copat e pulës dhe i përziejmë mirë me qëllim që të na vishen me salcën.

5

E mbulojmë dhe e lëmë 30 minuta ose një orë në frigorifer.

6

Nxehim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Vendosim copat e pulës njëra pas tjetrës në tepsi.

7

Salcën që ka tepruar e hedhim mbi copat e mishit. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur për 50 minuta.

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment