Fileto merluci në tavë me domate dhe erëza

Fileto merluci në tavë me domate dhe erëza

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Kur shoh receta të tilla bindem edhe njëherë tjetër se një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës është të ngrënit mirë!

Ingredientët

  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6-7 domate qershizë
  • ½ filxhan me lëng pule
  • Kripë, piper të freskët të zi dhe të kuq
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • Borzilok dhe majdanoz të freskët të grimcuar
  • Për fileton e merlucit: 4 fileto të pastruara paraprakisht
  • 1 limon
  • Kripë, piper të zi të freskët

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën dhe hudhrat. I përzieni për 5 minuta.

2

I shtoni domatet e prera përgjysmë, lëngun e pulës, pak kripë, piper të zi, të kuq dhe sheqerin.

3

I vendosni një kapak dhe i lini të marrin një valë për 15-17 minuta.

4

E hiqni tiganin nga zjarri dhe i shtoni sipër gjalpin dhe erëzat e freskëta.

5

I vini sërish kapakun dhe i lini ashtu.

6

Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

7

Merrni një tavë dhe e spërkasni me vaj ulliri. Vendosni filetot e merlucit dhe i spërkasni me kripë e piper.

8

I shtrydhni sipër limonin, e mbuloni tavën me një letër alumini dhe e fusni në furrë për 12-18 minuta.

9

Koha e pjekjes varet edhe nga trashësia e filetos, kështuqë kontrollojeni herë pas here.

10

Kur koha të ketë kaluar, e nxirrni tavën jashtë dhe i shtoni sipër salcën që përgatitët më parë.

11

E mbuloni sërish me letër alumini dhe e lini në temperaturë ambienti për disa minuta, para se ta shërbeni.

12

Shërbejeni të ngrohtë duke i shtuar sipër erëzat tuaja të preferuara. Ju bëftë mirë!

Lini një koment