Fëmijët tuaj e meritojnë këtë kos me fruta të freskëta të stinës

Fëmijët tuaj e meritojnë këtë kos me fruta të freskëta të stinës

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë kos (pa yndyrë dhe pa konservantë)
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 50 gram boronica
  • 1 kivi e qëruar
  • 4-5 kokrra bajame të copëtuara imët

Udhëzimet

1

Në një blender trazoni kosin me mjaltin. Më pas shtoni frutat dhe në fund bajamet.

2

Pasi kosi të jetë bërë homogjen me përbërësit e lini në frigorifer për disa orë që masa të trashet pak.

3

Pas kësaj ia shërbeni fëmijëve nëpër gota. Sipër i shtoni sërish fruta sipas dëshirës, mollë, dardha apo nektarinë. Shijojeni!

Lini një koment