Fasule me spinaq e karota dhe ç’të hash!

Fasule me spinaq e karota dhe ç'të hash!

Persona: 6 persona
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Me këtë recetë me gjasa do i thoni vetes: "Si nuk i kam ngrënë më parë fasulet unë"?

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 karotë e prerë në copa të vogla
  • 6 gota me lëng perimesh
  • 1 lugë çaji me trumzë të grirë imët
  • ½ lugë çaji me rigon
  • 1 lugë çaji me kripë
  • ½ lugë çaji me piper të zi
  • 1 gotë me fasule të bardha (të pastruara dhe të lara mirë)
  • 1 tufë spinaq i larë mirë
  • Majdanoz i freskët për servirje
  • Djathë parmigiano i grirë për servirje

Udhëzimet

1

Në një tenxhere të madhe me nxehtësi mesatare skuqni qepët me pak vaj. Prisni 3-5 minuta derisa ato të bëhen transparente.

2

Shtoni hudhrat, karotat, selinonë, trumzë, rigon, kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë për 2-3 minuta.

3

Shtoni lëngun e perimeve dhe fasulet. I lini të ziejnë për 15 minuta. Mos harroni se fasulet duhet t’i keni lënë një natë më parë në ujë.

4

Tani i shtoni spinaqin e copëtuar gjethe më gjethe.

5

I përzieni për 2 minuta dhe i lini fasulet edhe për 30 minuta të tjera në zjarr.

6

Në fund i hiqni nga zjarri, i shtoni sipër majdanoz të freskët dhe djathin e grirë parmigiano.

7

Fasulet nuk do t’i keni shijuar asnjeherë më parë kaq shumë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment