Eshtë sezoni i tyre! Ja receta për japrakët me gjethe rrushi

Eshtë sezoni i tyre! Ja receta për japrakët me gjethe rrushi

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

E kush mund t'i rezistojë japrakëve? Askush. Dhe kjo është koha më e mirë për t'i përgatitur e shijuar ato!

Ingredientët

  • 1 tufë pazi
  • 1tufë labot
  • 1 tufë spinaq
  • 6-7 gjethe menteje
  • 2 tufa majdanoz
  • 2 tufa kopër
  • 5 qepë të njoma
  • Gjethe rrushi
  • karota
  • Pak spec i kuq
  • Pak lëkura kungulli
  • Erëza
  • 1 gotë oriz
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tas grijmë hollë qepët e njoma, majdanozin, menten, koprën.

2

Vëmë një tenxhere me ujë dhe kur të jetë në pikën e vlimit fusim spinaqin, labotin dhe pazin për 1 minutë dhe i nxjerrim.

3

I presim hollë dhe i bashkojmë me pjesën tjetër të jeshillëqeve. Tek kjo masë shtojmë kripë, vaj ulliri, rigon, nenexhik dhe një gotë oriz.

4

Për më shumë shije i grijmë dy rripa karote, kungull, spec të kuq, të gjitha të prera shumë imët.

5

Po tek ai ujë i valuar fusim për 1 minutë dhe gjethet e rrushit. I nxjerrim dhe fillojmë t'i mbushim një nga një duke i rrotulluar dhe mbështjellë.

6

Në një tenxhere shtrojmë gjethe rrushi dhe pak vaj ulliri. Sipër vendosim një nga një japrakët e bërë gati, i shtojmë ujë të valuar.

7

I mbulojmë me pjatë që të mos lëvizin.

8

I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth një orë.

Lini një koment