E thjeshtë dhe plot shije të mirë, kjo është receta e penneve me pulë

E thjeshtë dhe plot shije të mirë, kjo është receta e penneve me pulë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ka disa sekrete dhe përbërës që do i japin një shije fantastike kësaj pjate. Më besoni!

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • 3 thelpi hudhra
  • 200 gram spinaq
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gjoks pule
  • ½ lugë gjelle rigon
  • ½ filxhan me verë të bardhë
  • 2 filxhane me djathë mozzarella
  • ½ filxhan me djathë parmixhano të grirë imët
  • 4 lugë gjelle krem djathi
  • 1 filxhan me galetë (bukë e thekur e grirë imët)
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Zieni pennet me metodën e zakonshme në një tenxhere me ujë e kripë.

2

Më pas i kulloni dhe lini pak mënjanë.

3

Në një tigan të thelle skuqni gjalpin, shtoni hudhrat, spinaqin dhe i përzieni mirë. Pas 3 minutash i hiqni nga zjarri dhe e lini mënjanë.

4

Në po të njëjtin tigan shtoni vaj ulliri dhe skuqni gjoksin e pulës me pak kripë, piper e rigon. Skuqeni mirë nga të dyja anët.

5

Lërëni të ftohet 5 minuta dhe me ndihmën e një thike e prisni në copa të vogla.

6

Tani e shtoni sërish në tigan në zjarr mesatar, shtoni verën, i përzieni mirë. Shtoni kremin e djathit dhe djathërat.

7

Sapo të jenë shkrirë shtoni pennet dhe i përzieni mirë e mirë të gjitha bashkë. I shërbeni të ngrohta me pak galetë sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment