E freskët dhe plot shije! Sallatën e ftohtë me pasta nuk duhet ta lini pa e provuar

E freskët dhe plot shije! Sallatën e ftohtë me pasta nuk duhet ta lini pa e provuar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 pako pasta (modeli sipas dëshirës)
  • 6-7 pomodorini
  • 150 gram ullinj të zinj (hiqjani bërthamën)
  • 200 gram djathë të bardhë
  • uthull balsamike
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë zieni pastat si zakonisht.

2

Më pas i kulloni dhe i kaloni në një tas të madh.

3

Sipër i shtoni domatet e ndara përgjysmë, ullinjtë, djathin e thërrmuar.

4

I shtoni vaj ulliri, kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë.

5

Në fund i shtoni uthullën balsamike dhe sallata është gati për t'u shijuar!

Lini një koment