E diela i përket tostit vegan francez

E diela i përket tostit vegan francez

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 6 feta bukë
  • 1 filxhan me qumësht
  • 1 lugë gjelle shurup panje
  • ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • ½ lugë çaji kanellë
  • Pak kripë
  • Disa luleshtrydhe për servirje

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe përzieni qumështin, shurupin e panjes, kanellën, kripën dhe vaniljen. E përzieni mirë dhe e lini mënjanë për 10 minuta.

2

Më pas lyeni me to fetat e bukës para e mbrapa.

3

I skuqni në një tigan me shumë pak gjalpë për 2 minuta nga secila anë derisa të marin një ngjyrë kafe të artë. Kështu veproni deri në fund.

4

I shërbeni sipër me shurup panje ose mjaltë dhe luleshtrydhe të freskëta

Lini një koment