Një ngjarje e rëndë ka tronditur Louisianën dhe Floridën në SHBA: dy persona kanë ndërruar jetë pasi konsumuan goca deti të papërpunuara të infektuara me bakterin e rrezikshëm Vibrio vulnificus, i njohur ndryshe si “bakteri ngrënës i mishit”.
Ky bakter gjendet natyrshëm në ujërat e ngrohta bregdetare dhe rastet e infeksioneve shtohen më shpesh nga muaji maj deri në tetor. Ai mund të hyjë në trup në dy mënyra:
kur uji i ndotur futet përmes një prerjeje apo plage të hapur në lëkurë,
ose kur konsumohen ushqime deti të papërpunuara apo të gatuara keq.
Vetëm këtë vit, në Louisiana janë raportuar gati 20 raste infeksionesh, ndërsa të paktën katër prej tyre kanë qenë fatale.
Ekspertët paralajmërojnë se gocat e detit të papërpunuara mbeten një nga rreziqet më të mëdha për t’u prekur nga ky bakter. Ata këshillojnë që konsumatorët të tregohen shumë të kujdesshëm, sidomos në periudhën e verës dhe të mos i konsumojnë asnjëherë të gjalla ose të paziera.
Çfarë duhet të dini për sigurinë tuaj:
Mos konsumoni goca deti të papërpunuara. Ato duhet të zihen mirë ose të piqen në temperaturë të lartë.
Ruajini gjithmonë në frigorifer dhe mos i lini kurrë në temperaturë ambienti për një kohë të gjatë.
Personat me sistem imunitar të dobët, probleme kronike në mëlçi ose shëndet të brishtë, duhet të shmangin plotësisht gocat e papërpunuara.
Kontrolloni burimin e produktit. Blini vetëm nga pika të sigurta dhe me certifikata higjieno-sanitare.
Nëse keni plagë në duar, shmangni kontaktin me ujë deti të papastër ose me ushqime deti të gjalla.
Oysters këshillohet të konsumohen të gatuara mirë. Shija nuk humbet, por rreziku ulet ndjeshëm. Shëndeti gjithmonë duhet të vijë i pari!
Lini një koment