Dulce de leche, receta origjinale, e parezistueshme me shije ‘caramella mou’ mund të përdoret në shumë mënyra. Për të përgatitur këtë krem duhen shumë pak përbërës dhe qumështi me sheqerin zihen derisa kremi të marrë një ngjyrë bezhë të ëmbël. Le të shohim më poshtë si përgatitet:
1 litër qumësht
300 gr sheqer
Disa kokrra nga një shkop vaniljeje
Pak sodë buke
Përgatitja në mikrovalë:
Hidhni përbërësit në një tas që futet në mikrovalë.
Gatuajini për dy minuta në fuqi mesatare.
Hiqeni enën nga zjarri dhe me ndihmën e një luge druri përziejeni mirë përbërjen.
Vendoseni në mirkovalë edhe për dy minuta dhe më pas përziejeni përsëri.
Rivendoseni të gatuhet edhe për 20 minuta të tjera, gjithmonë duke e përzier çdo dy minuta.
Dulce de leche është gati kur të marrë ngjyrën klasike të karamelit dhe të jetë e trashë e kremoze.
Përgatitja sipas mënyrës klasike:
Hidhni përbërësit në tenxhere dhe ziejini në zjarr shumë të ulët duke i përzier herë pas here për gati dy orë.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment