Duhen vetëm 5 minuta për të përgatitur brumin për tortila!

Duhen vetëm 5 minuta për të përgatitur brumin për tortila!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 2 filxhanë miell
  • 1 lugë gjelle gjalpë (në temperaturën e dhomës)
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¾ filxhan me ujë

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni përbërësit e thatë dhe gjalpin. I përzieni mirë, gradualisht shtoni ujin dhe e ndani masën në 12 copë.

2

Hapini topthat në rrathë shumë të hollë.

3

Merrni një tigan shumë të sheshtë dhe pasi të jetë nxehur vendosni sipër tortillat (tigani nuk ka nevojë për asnjë lloj yndyre).

4

I ktheni nga të dyja anët që të piqen mirë.

5

Tortillat janë gati dhe ju mund t’i mbushni sipas dëshirës me sallatë, misër, domate, proshutë etj. Ju bëftë mirë!

Lini një koment