Duaje imunitetin tënd duke zbatuar këto 6 pika të thjeshta
Dashuria është ajo çka i duhet sistemit tuaj imunitar.
Kjo nuk ka pse të tingëllojë aspak çuditshëm, pasi dashuria do të përkthehet sigurisht në një përkujdesje të veçantë ndaj 6 pikave, që Neps.al i rendit për ju më poshtë:
Bëni një gjumë të mirë Flini dhe zgjohuni çdo ditë në të njëjtën orë. Nëse vuani nga pagjumësia mos e neglizhoni.
Ushtrohuni rregullisht Bëni ecje çdo ditë, pak biçikletë, vrap në natyrë nëse është e mundur. Duhet të bëni gjithçka për të vënë në lëvizje çdo pjesë dhe muskul të trupit.
Mbani një peshë të shëndetshme Mundohuni të mbani një peshë të shëndetshme në proporcion me gjatësinë tuaj. Mundohuni të mos keni luhatje të mëdha, pasi kjo i bën dëm edhe lëkurës.
Dietë e pasur me fruta dhe perime Dieta juaj duhet të ketë shumë alternativa dhe ngjyra. Shmangni të skuqurat dhe brumërat. Mos e teproni gjithashtu me konsumin e frutave pasi kanë sheqer, ndërsa perimet është më mirë t’i gatuani në avull.
Mos pini duhan Duhani do ju japë probleme me frymëmarrjen apo mushkëritë dhe jeni më i predispozuar të prekeni ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Menaxhoni stresin Mos e lini stresin t’ju sëmurë. Në rast të kundërt imuniteti ulet ndjeshëm dhe nuk ka aftësi të “luftojë”përballë sëmundjeve të ndryshme.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment