Dreka për sot: Spaghetti me spinaq dhe mish pule

Dreka për sot: Spaghetti me spinaq dhe mish pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 fileto pule
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper
  • 6 thelpi hudhër të grira imët
  • 4 gota me lëng perimesh
  • 350 gram spaghetti
  • ½ filxhan me djathë parmigiano të grirë
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • Lëngu i një limoni
  • 1 tufë spinaq i larë mirë
  • 3 qepë jeshile të grira imët

Udhëzimet

1

Në një tigan ngrohni vajin e ullirit.

2

Vendosni për të skuqur filetot e pulës me pak kripë dhe piper.

3

I lini të gatuhen mirë për 4-5 minuta nga secila anë.

4

Shtoni hudhrat për 30 sekonda. Më pas shtoni lëngun e perimeve dhe spinaqin.

5

I lini të marrin një valë për 10-12 minuta.

6

Ndërkohë në një tigan zieni spaghettit me metodën e zakonshme.

7

Sapo masa ta ketë pirë lëngun dhe të jetë trashur disi shtoni spaghettit dhe mishin e pulës.

8

Në fund shtoni gjalpin dhe djathin parmigiano. I përzieni mirë derisa gjalpi të jetë shkrirë.

9

I shtoni qepët jeshile dhe i servirni makaronat të ngrohta nëpër pjata!

Lini një koment